Negociatat/ Junker: Shqipëria ka bërë progres, deri në muajin mars mund të…

Dec 5, 2017 | 17:53
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në vazhdën e takimeve më krerët e BE-së në vizitën e tij dy ditore, ka zhvilluar një takim dhe me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Cloude Juncker. Pas takimit dy krerët dolën ë një konferencë për shty, ku folën sërish për hapjen e negociatave.Juncker tha se gjithçka për Shqipërinë varet nga reformat por u shpreh konfident. Ai tha se “Folëm për progresin që Shqipëria ka bërë. Jemi të lumtur me atë që po ndodh në Shqipëri. Kam besim se këto muaj do vijojnë reformat. Unë jam i impresionuar nga progresi dhe mendoj se nëse vijojnë kështu dy tre muajt e ardhshëm ne do të jemi shumë pranë të rekomandojmë Shqipërinë”. Presidenti i KE-së, gjithashtu theksoi se vitin tjetër do të vizitojë Shqipërinë.

bruksel

“Kam qëllim të vizitoj Shqipërinë vitin e ardhshëm. Ia thashë këtë personalisht Ramës por do e them publikisht”, tha Juncker.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për të pasur mundësinë për të hyrë në një fazë të re.

“Është nder të jem këtu, t’ju dëgjoj ju dhe të marr kuptimin e gatishmërisë suaj për të na mbështetur ne. Muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për të pasur mundësinë për të hyrë në një fazë të re që do të jetë e vështirë por që është e nevojshme për të nisur bisedimet për anëtarësim. Jam krenar që kam arritur në Bruksel me rezultate të prekshme. Ajo që mund të them në fund është se e lë Brukselin me bindjen se rezultate më të prekshme na presin. Sfida na presin”, theksoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura