Negociatat e gjata/ Kokë më kokë mbi harta, pse u zgjatën bisedimet Bushati-Kotzias në Kretë

Nov 11, 2017 | 16:00
SHPËRNDAJE

Rinisn serish negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

Kotzias-Bushati

Sot ka nisur dita e dytë e takimit të Kretës, ku ministrat Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, së bashku me stafet e tyre, janë duke diskutuar lidhur me të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve.

Edhe pse ishte parashikuar që takimi të përmbyllej sot, mësohet se për shkak të dinamikës së diskutimeve dhe gamës së madhe të temave, është vendosur që ai të shtyhet të paktën deri të dielën.

Dje, bisedimet kanë vijuar për më shumë se 14 orë, ku në tryezë janë hapur të gjitha kartat lidhur me çështjen e kufirit detar.

Pala greke nga ane e saj, ka paraqitur hartat e tyre, por me të njëjtën monedhë i është përgjigjur dhe pala shqiptare, e cila ka vënë në tryeze dokumente voluminozë lidhur me kufirin detar.

Asnjë prej delegacioneve nuk ka bërë publike qëndrimet e tyre apo pikat të cilat janë më afër zgjidhjes. Por duket se disa çështje janë thuajse të mbyllura si tekstet shkollore apo vula apostile. Ndërsa përballja më e madhe mbetet për çështjet e Luftës së Dyte Botërore, përfshi këtu Ligjin e Luftës dhe Varrezat e ushtarëve grekë.

Dje përfundoi gjatë orëve të vona të mbrëmjes së dita e parë e bisedimeve. Për më shumë se 14 orë diskutime në ditën e parë të negociatave intensive mes ministrave Kotzias dhe Bushati në Kretë.

Më shumë se 300 faqe material nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe i arkivit të shtetit pjesë e dosjes së shqiptarëve, mes dokumenteve historike dhe hartave të të gjitha natyrave dhe shkallëve dhe një ekspertizë shteruese në tavolinë, duket se pala shqiptare e ka marrë më shumë se seriozisht takimin e Kretës.

Këtë herë ku palët për herë të parë po diskutojnë çdo pikë në detaje, për ato që quhen çështje të reja dhe historike mes dy vendeve.

Burime të larta diplomatike greke i thanë Top Channel se në tryezën e bisedimeve janë hedhur të gjitha temat dhe ditët në vazhdim priten rezultatet konktrete. Gjatë mbrëmjes diskutimet u spostuan në një restorant, ku dy delegacionet kanë patur një darkë pune.

Dje, burime nga ministria bene me dije se takimi behet në kuadër të mekanizmit dypalësh të vendosur mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Të dy ministrat dhe ekipet e tyre do të diskutojnë të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve, përfshirë ato me karakter historik, aktual si dhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe.

Ky takim vjen në vazhdën e takimeve periodike të zhvilluara në nivel diplomatik dy vitet e fundit.

kreta4 kreta2 kreta1 kreta5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura