Negociatat/ Balla akuza Bashës: Vajte fshehurazi në korridoret e Bundestagut…

Jun 7, 2018 | 11:30
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla duke akuzuar opoziten per demtimin qe po i bejne rruges se integrimit te vendit ka deklaruar se ne fillim jave kryedemokrati Basha se ka qene fshehtas neper korridoret e Bundestagut gjerman.

balla ne kuvend

“Si Kryetar i Grupit Parlamentar të mazhorancës dua t’i ripërsëris Grupit Parlamentar të PD dhe LSI që betejën e përbashkët në interes të Shqipërisë për të lobuar së bashku në interes të hapjes së negociatave mund ta zhvillojmë së bashku, pavarësisht se jeni shumë vonë edhe pavarësisht përpjekjeve të kësaj fillim jave të kryetarit të opozitës për të qenë fshehurazi në korridoret e Bundestagut gjerman. Jam shumë i sigurtë që brenda Bundestagut gjerman kemi mbështetjen e nevojshme për të vijuar këtë proces në funksion të 28 qershorit, por dhe pas 28 qershorit”- tha Balla, gjate fjales sot ne Kuvend, teksa Basha ishte ne foltoren e Kuvendit dhe kerkonte me instistim qe te ishin te pranishem Rama dhe ministri Xhafaj ne seance.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura