Në Zvicër nuk e vënë ujin në zjarr, ja çfarë bëjnë para ndeshjes me Tiranën

Sep 30, 2020 | 17:45
SHPËRNDAJE

Në Zvicër zëre se nuk kanë ndeshje. Si klubi i Jang Bojsit ashtu edhe mediat nuk e kanë vënë ujin në zjarr për takimin e së enjtes.

young boys

Pothuajse asnjë lajm, ndërsa të gjithë e kanë mendjen te kthimi i tifozëve në stadium gjatë kampionatit. Gjithsesi, mediat në ato pak shkrime thonë se për Jang Bojsin nuk ka rrugë tjetër, veç fitores.

Sipas tyre, kampionët e Zvicrës kanë dështuar një herë këtë sezon dhe nuk kanë luksin të dështojnë për herë të dytë, sepse në të kundërt është krizë në skuadrën vendëse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura