“Në zemrat e tyre e dinë që nuk vazhdohet kështu”- Basha mesazh për “socialistët e ndershëm”: Jeni vëllezërit dhe motrat tona ndaj ju ftoj…

Apr 16, 2021 | 15:56
SHPËRNDAJE

Duke folur nga Ndroqi, kreu i PD-së Lulzim Basha u bëri thirrje socialistëve të ndershëm që t’i bashkohen ndryshimit.

Kryedemokrati bëri thirrje për bashkim, duke u shprehur se socialistët kanë vuajtur po njësoj si demokratët, si dhe kanë të njëjtat shpresa dhe dëshira për fëmijët dhe familjet e tyre.

Sot kam një thirrje për socialistët dhe socialistet e ndershëm, për mbështetësit e Partisë Socialiste në vitet e kaluara të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë dhe bashkohen me ndryshimin po dhe ata të cilët në zemrat e tyre e dinë që nuk mund të vazhdohet më kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona! Ne jemi një familje, një popull, një komb.

Ju keni vuajtur njësoj si të gjithë, të njëjtat sfida, të njëjtat probleme, keni të njëjtat shpresa, të njëjtat dëshira, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ndaj ju ftoj ejani, bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit të vërtet që do të bëjë të mundur një zgjim ekonomik për çdo familje shqiptare, një ekonomi të fort për të gjithë Shqipërinë, vende pune, uljen e kostos së jetesës, përballueshmërinë e çmimeve të përditshme do të bëj të mundur për çdo shqiptar  të ndjej përfitimet e ndryshimit që tashmë e ndjej mes jush, shpresës që ka ardhur.

Ndryshimit që do ta bëjmë realitet të gjithë së bashku. Për 8 vite me radhë, për 8 vite të gjata Edi Rama dështoi në çdo fushë. Shikojeni Ndroqin, shikojeni fshatrat dhe qytetet tona, është sikur mos të kishim patur qeveri fare!”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura