“Në Vlorë emërohet një kryetar de facto në krye të Bashkisë”- Fatbardh Kadilli: Kryebashkiaku aktual thjesht një bust!

Jul 2, 2020 | 18:42
SHPËRNDAJE

Bashkia e Vlorës do të ketë edhe një nënkryetar, votimi për të cilin është bërë një ditë më parë.

211

Duke reaguar për këtë, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se kryebashkiaku aktual do të mbetet formalisht në detyrë dhe punët do t’i bëjë dikush tjetër.

Kadili thotë se edhe në 2019, kur Rama mund të emëronte çdo kënd, emëroi një bust në krye të bashkisë së Vlorës.

Reagimi i plotë:

Vlora nuk do nje bust, do nje burre ne krye. Qe Leli ishte tip i lodhur, kete ne opozitaret e dinim. Nuk kemi pritur ta shohim ne kete foto nga mbledhja e fundit te tij politik.

Qe Leli nuk kishte lidhje as me politiken, as me administrimin ne opozitaret e kemi ditur edhe kur socialistet vlonjatë e votuan per Kryebashkiak pa e njohur.

Busti i tij dukej si hile gare elektorale, ose si abuzim me mirebesimin e sicialisteve te bindur ndaj urdhrit të partisë.

Por, Askush nuk mund te kuptoje pse Rama i fyen vlonjatet dhe e mban Lelin ne krye te Vlores edhe ne 2019, kur mund te emëronte kë të donte. Nuk beri zgjedhje, beri emërim. Emëroi një bust.

Askush nuk mund ta kuptoje pse Rama e fyen Vloren dhe vlonjatet duke e rrahur, jo vetem politikisht Lelin para disa ditësh. Askush nuk mund te kuptoje pse pasi e rrahu e mban akoma ne detyre bustin Leli.

Askush nuk mund te kuptoje pse drejtuesit socialistë vazhdojnë të fyejnë Vlorën. Ne mbledhjen e fundit te drejtuesve socialistë votuan dhe e detyruan edhe Lelin që të votojë edhe vet, qe prane tij te jete nje person tjeter Kryetar de facto i Bashkise. Kjo foto eshte nga momenti kur Leli bust kupton që nënkryetar do jete një tjetër, por ky do vazhdoje te qëndrojë si bust.

Kujt i duhet ky bust? Vlores dhe vlonjateve JO.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura