“Në Vllaznia-Laçi, bëj tifo për skuadrën e…”, flet Cungu: Ja ekipi që meriton titullin në Superiore

Apr 14, 2021 | 15:52
SHPËRNDAJE

Armando Cungu në të kaluarën, ka drejtuar edhe Vllazninë edhe Laçin, por në ndeshjen e sotme, si shkodran që është ai ka thënë se bën tifo për Vllaninë. Për “Gol pas Goli”, trajneri shkodran ka folur para ndeshjes mes dy skuadrave, duke thënë se kuqeblutë e Brdrariç janë të dënuar për të kaluar në finale.

CUNGU

“Unë jam njeri i Shkodrës, djalë Shkodre, si futbollist dhe si trajner. Në fund të fundit jam shkodran dhe këtu jam si tifoz i Vllaznisë. Mendojnë do të jetë një ndeshje shumë e hapur dhe e fortë. Është ndeshje mes rivalëve, për titull dhe për Kupën.

Për Laçin e kam menduar që do jetë për Kupat e Europës. Ndoshta kishte ardhur edhe momenti i Laçit, duke parë edhe ekipet e tjera, që u dobësuan.

Favoriti për titullin? Unë mendoj, jo si shkodran, por si sportdashës. Për këto që kemi parë deri tani, mendoj se Vllaznia e meriton titullin. Kanë bërë shumë mirë në këtë sezon. Katër ekipet janë pretendente. Dëshira ime është Vllaznia dhe dua që ta fitojnë titullin. Laçii është një kockë e fortë këtë sezon. Teuta ka krijuar një qetësi në kohët e fundit. Partizan deh Laçi mund t’i hapë probleme. Do jetë një fazë shumë e vështirë, duke parë edhe Tiranën.

Të synosh në dy fronte, duhet të kesh një kontingjent të bollshëm. Të ruash freskinë e grupit, nëm mënyrë që ta ruash freskinë. Vllaznia ndoshta është ekipi më i penalizuar në këtë drejtim. E shikoj pak më të penalizuar. Në këtë moment ku ndodhemi, Vllaznia është e dënuar për të kaluar në finale, për ta mbyllur sezonin me trofe”, tha Cungu.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura