Në vijën e parë të luftës me Covid-19/ 33 epidemiologë nisin grevën: S’kemi marrë pagat e premtuara, ende s’na janë paguar orët shtesë të 6 muajve të fundit

| 10:36
SHPËRNDAJE

33 punonjës të Qendrës shëndetësore Epidemiologjike janë ngritur ditën e sotme në greve pasi nuk kanë përfituar pagat e vijës së parë të luftës kundra Covid-19 dhe nuk janë paguar për punën jashtë orarit.

Sipas Zija Alhyses, kreu i Sindikatës së shëndetësisë dhe punonjës pranë kësaj qendre, që prej 26 nëntorit ky grup punonjësish nuk kanë marrë ende pagat e tyre përsa i përket punës të kryer jashtë orarit.

Foto Ilustrim
Foto Ilustrim

Ndërkohë gjatë dy muajve të fundit, ata ndodhen në vijën e parë të rrezikut nga COVID-19 pasi u duhet të jenë në kontakt me personat e mundshëm të prekur nga koronavirusi. Ai me kolegët e tij kanë pritur pasagjerët e trageteve dhe kryenin kontrollet e tyre kundër Convid 19, si dhe kanë arritur, sipas tij deri në 40 tamponë në ditë.

“Ditën e sotme jemi ngritur në grevë. Jemi 33 punonjës të Qendrës Shëndetësore Epidemiologjike pasi ne nuk kemi përfituar asnjë pagë siç parashikohej për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës me Covid-19. Nuk ka mjaftuar kjo, por ditën e sotme sapo është marrë vesh për grevën tonë, është ushtruar presion në këtë qendër që të mos dilnin në grevë. Punonjësit janë izoluar në qendër dhe nuk dalin për të punuar, por as për mediat për shkak të kërcënimeve me vendin e punës. Ndërkohë ende nuk na janë paguar orët shtesë që kemi punuar në 6 muajt e fundit”,- tha ai./ BW

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.