“Në vendin tënd do isha hedhur nga Parlamenti të kisha vdekur”- Mark Marku i kthehet deputetes së PS. Si i përgjigjet ajo

Feb 25, 2021 | 23:42
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti dhe drejtuesi elektoral i  qarkut të Lezhës për PD, Mark Marku kanë debatuar në emisionin “Opinion”, lidhur me mënyrën se si secila prej forcave që ata përfaqësojnë do të paraqitet në zgjedhjet e 25 prillit.

Mark-Marku1

Ndërkohë duke ju drejtuar deputetes, Marku tha se nëse do të ishte në vend të saj, do të ishte hedhur nga godina e parlamentit dhe të vdiste nga turpi.

“Po të isha deputet si zonja ministre dhe partia ime të kishte bërë gjithë ato po themi gjëra që ka bërë në Shqipëri në dëm të shqiptarëve, do isha hedhur nga godina parlamentit direkt në shesh të kisha vdekur nga turpi. Ky vend ka dështuar ekonomikisht. Ky vend po të ishte ai realiteti që thamë at, ky vend është shkatërruar dhe këta guxojnë e dalin. Ky është turp i madh janë njerëzit më të pacipë”, tha Marku.

Këto komente të Markut sollën reagimin e deputetes së PS-së. Ajo iu përgjigj Markut duke i thënë se do ta ndjente veten në siklet nëse kryedemokrati Basha do ta kishte hequr nga lista për të vendosur ata deputetë që sot janë pjesë e opozitës. Po ashtu, ajo ironizoi edhe faktin që Marku ka marrë pjesë në vlerësimin e kandidatëve për deputetë, ndërkohë që është zgjedhur drejtues qarku.

ssssssss-2

“Meqenëse mu drejtuar personalisht, unë po të isha në rolin tuaj në momentin që zoti Basha nuk ju bëri pjesë të listave sepse vendosi kolegët që sot ju i fyeni nuk do isha më në Partinë Demokratike. Zoti Marku, doni përgjigje nga mua? Unë uroj shumë që t’i kenë bërë mirë llogaritë sepse nuk shquhen mirë për llogari të bëra mirë. Ndryshe nga zoti Marku unë do ta ndjeja veten shumë në siklet nëse zoti Basha ose zoti Rama do të më hiqte nga lista për të vendosur ato kolegët që i sheh atje dhe më pas do i gjykoja ata dhe përsëri të isha pjesë e PD, në rastin e zotit Marku. Do ndihesha edhe më shumë në siklet në momentin që do isha në krye të komisionit që të përzgjidhja kolegët dhe më pas të më kandidonin mua. Që këtu besoj se ka disa parime që janë shkelur me duar dhe me këmbë, kështu që nuk besoj zoti Marku që ju vjen rasti për të mu drejtuar mua për turpet sepse ndryshe nga ju që ju ishin dashur kaq shumë parti që nuk kanë peshë elektorale vetëm që të shpëtojë zoti Basha nga frika se do dalë forcë e tretë në Shqipëri unë besoj që zoti Basha ka ardhur në momentin që i detyrohet të djathtëve shqiptarë si partia pluraliste që nuk është në gjendje për të fituar zgjedhjet”, tha Gjylameti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura