‘Në varësi të reagimeve do përshkallëzojmë qëndrimet’- Meta flet për protestat: Rama e di më mirë se kushdo, në fund do thonë “fajin e keni juve se ne jemi me kartelë”

Aug 15, 2022 | 13:04
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet sot në konferencën për mediat lidhur me protestat dhe reagimet e opozitës në vjeshtë.

Pas denoncimit të projektit të Portit të Durrësit, Meta tha se pritet përgjigje nga qeveria për pyetjet e ngritura mbi këtë projekt.

“Duam përgjigje të menjëhershme sipas ligjit për të gjitha pyetjet që ka bërë deputeti Petrit Vasili. Në varësi të reagimeve ne do përshkallëzojmë qëndrimet tona”, tha Meta.

“Ne do dalim në përkrahje të cdo iniciative qytetare se protesta është vetë demokracia.

Ky është zgjim i pandalshëm. Ne do bashkëpunojmë me cdo forcë politike opozitare, me cdo grup interesi, me lëvizjet qytetare për të rivendosur llogarishënien urgjente në këtë vend.

Ky është i pandalshëm e këtë më mirë se kushdo e di vetë Rama. Historia ka ndryshuar një herë e përgjithmonë. Këto borxhe do i paguajë ai i pari dhe gjithë shpura e tij.

I bëj thirrje gjithë punonjësve në shtet të jenë shumë të kujdesshëm mos përdoren si bedela për të firmosuer shkresa e akte të paligjshme se do marrin në qafë veten e familjet e tyre”, u shpreh Meta.

“I ftoj të gjithë të përqendrohen dhe të investigojnë aferën e portit të Durrësit. Është një aferë që rrezikon të shkojë në përmasa të jashtëzakonshme dhe do të prekë dekadat që vijnë. Sepse kemi të bëjmë me aventurierë, që do të thonë në fund fare: “fajin e keni juve se ne jemi me kartelë”. Këto mbeten një gur i rëndë në qafën e çdo shqiptari sot dhe atyre që vijnë nesër”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura