Në Tuz të Malit të Zi ndërpriten protestat, nisin bisedimet me qeverinë

Feb 25, 2021 | 22:51
SHPËRNDAJE

Qytetarët e Tuzit në Mal të Zi, me shumicë shqiptare, bllokuan aksin rrugor Podgoricë-Tuz që është edhe rrugë ndërkombëtare me Shqipërinë, në shenjë proteste ndaj masave epidemiologjike të mbylljes së objekteve hoteliere në këtë komunë.

gdsdgdsgdsdgs

Kryetari i Komunës së Tuzit në Malësi, Nik Gjeloshaj i ka urdhëruar të enjten të gjitha bizneset që të hapen dhe të mos zbatojnë masat e miratuara të Ministrisë së Shëndetësisë kundër pandemisë. Ky veprim i zyrtarëve vendor ka sjellë reagime, ku forca të shumta policore, të enjten kërkuan mbylljen e bizneseve dhe respektimin e ligjit.

Policia mësohet se ka vepruar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit. Zoti Gjeloshaj ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke e cilësuar mbylljen e bizneseve si vendim politik. “Ne nuk do të lejojmë askënd të ushtrojë injorancë mbi ekonominë tonë. Nëse dikush në Evropë ka treguar se si reagohet në respektimin e masave, atëherë ata janë qytetarët e Komunës së Tuzit”, tha zoti Gjeloshaj.

Protesta e qytetarëve zgjati deri në orët e pasdites, kur u mbajtë një takim i kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe të deputetit shqiptarë, Genci Nimanbegu me zv/kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe me ministren e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq.

Zoti Gjeloshaj pas takimin në qeveri tha se pritet të arrihet një zgjidhje që, siç u shpreh ai, duhet respektuar. “Ne duam të zgjidhim çdo gjë me marrëveshje dhe nuk do marrim ndonjë vendim që nuk është në përputhje me ligjin”, tha Gjeloshaj duke theksuar se bisedimet do të vazhdojnë sonte dhe ditëve në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura