Në trevat plot histori e ngjarje të jashtëzakonshme, Meta ndan fotot dhe emocionet e udhëtimit të tij

May 2, 2020 | 16:54
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta vijon udhëtimin e tij në vendet me histori të Shqipërisë. Këtë mesditë kreu i shtetit ishte në Barmash të Kolonjës, ku kujton edhe ngjarjen e jashtëzakonshme të rezistencës antifashiste.

95785124_2976455735734013_5519601096454045696_o

Mes të tjerash, Meta shkruan në profilin e tij në “Facebook” se në Barmash pushtuesi nazist provoi goditjen e parë, trimërinë dhe heroizmin e popullit tonë në mbrojtje të lirisë së Atdheut.

“Kolonja është një trevë me ngjarje të jashtëzakonshme të Rezistencës Antifashiste, që na bëjnë krenar të gjithëve.

95695769_2976455835734003_6303923461131599872_oSot ndalova në Barmash, ku pushtuesi nazist provoi goditjen e parë, trimërinë dhe heroizmin e popullit tonë në mbrojtje të lirisë së Atdheut.

Nderim përjetë banorëve të Leskovikut, Dangllisë, Panaritit, Vithkuqit e mbarë Kolonjës për rezistencën heroike të 6 korrikut 1943. ??”, shkruan Meta.

95640295_2976576099055310_4829794434927296512_o

“Pas ndalesës në Barmash nuk mund të mos ndalosh në Borovën martire, atje ku dhjetëra të moshuar, gra, fëmijë e foshnja u masakruan barbarisht nga nazistët si hakmarrje ndaj sulmit partizan në Barmash. I përjetshëm kujtimi i martirëve të Borovës! ??”, shkruan Meta ne postimin e radhes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura