Në timon të dehur e pa leje drejtimi, procedohen dy persona në Durrës

May 12, 2020 | 11:44
SHPËRNDAJE

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë ditën e sotme në Durrës.

Sipas policisë, A. P., 57 vjeç, banues në Shijak, u procedua pasi u konstatua në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, në masën 0.59 mg/litër, ndërsa I. M., 15 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” pa leje drejtimi.

policia-nacional

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

  1. P., 57 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, në masën 0.59 mg/litër.
  2. M., 15 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura