“Në të kaluarën e krahasoja veten me Robenin”, flet Politano: Ndeshja e së dielës do të jetë e veçantë

Oct 18, 2019 | 19:32
SHPËRNDAJE

Interi do të luajë me Sasuolon në transfertë ditën e diel, në një ndeshje që do të jetë e veçantë për Mateo Politano, për shkak të kaluarës që ky futbollist ka pasur te kjo skuadër.mateo politano

Në prag të kësaj sfide sulmuesi është shprehur: “Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua. Unë kam luajtur aty për tre sezone, ku kam kaluar shumë bukur. Ata më kanë ndihmuar shumë për të luajtur në Serinë A.”, u shpreh Politano.

Gjithashtu ai foli edhe për lojtarin që ndjek në futboll: “Në të kaluarën e krahasoja veten me Robenin, kjo për shkak të karakteristikave që ai kishte, ndonëse ai është shumë herë më i fortë se unë. Por, tani ndjek më shumë Riberinë, të gjithë menduan se ai nuk kishte çfarë të jepte më në futboll, por tashmë po bën ndryshimin te Fiorentina. Francezi është një kampion dhe lojtarët e tillë duhet të admirohen.”, u shpreh Politano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura