“Në takimin tim rri urtë!”, 28-vjeçarja i kthehet Mevlan Shabës në “Përputhen”: Urtë thuaja bubit te lagjja

Oct 21, 2020 | 13:09
SHPËRNDAJE

Prej kohësh, Mevlan Shaba kërkonte një takim të dytë me Fjorela Peton, i cili më në fund u realizua.

mevlani shqipja fjorela (6)

Pasi të refuzoi Shqipja krijove pëlqimin për mua”,- ishte pyetja që Fjorela i bëri Mevlanit në takim, por ky i fundit nuk u përgjigj. I sulmuar edhe në studio, Mevlani tha se për Shqipe Hysenaj e ka shprehur vetëm një herë pëlqimin, ndërsa për Fjorelën shumë herë.

Por, kur Shqipja filloi të komentonte takimin e tyre, Mevlani u mundua të mos e linte të fliste.

mevlani shqipja fjorela (4)

Pjesë nga biseda:

Mevlan Shaba: Në takimin tim rri urtë!

Shqipe Hysenaj: “Urtë” thuaja bubit te lagjja.

Mevlan Shaba: Është një gjë që ty s’të intereson.

Shqipe Hysenaj: Do komentoj se ti je një gënjeshtar.

Mevlan Shaba: Nuk kam përgjigje. Kurrë s’më ke pëlqyer ti!

Shqipe Hysenaj: E kupton se sa keq po e nxjerr veten me këtë që the?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura