Burri vret gruan me ‘urdhër mbrojtjeje’, 5 thika ndaj së shoqes përpara djalit

Oct 7, 2012 | 11:17
SHPËRNDAJE
Pallati ku ndodhi ngjarja në Laprakë

Tirane/ Edmond Doku, 5 thika ndaj së shoqes përpara djalit të mitur. Gjykata vendosi dy herë mbrojtje nga policia.

Viktima Rolanda Doku i mori portofolin, kërkoi 2 herë mbrojtje nga shteti.

Një grua e dhunuar prej muajsh u vra nga i shoqi mbrëmjen e të shtunës në Tiranë, ndërkohë që për të ishte lëshuar urdhër mbrojtjeje nga Gjykata. Ngjarja ndodhi në pellgun e pallateve ngjitur me stacionin e autobusëve në Laprakë, ku autori e qëlloi viktimën pesë herë me thikë. Ka qenë ora 19:45 në kohën kur shtetasi Edmond Doku, 45 vjeç, është kthyer në banesën e tij dhe është përballur me të shoqen, Rolanda Doku, 36 vjeçe, në shkallët e pallatit. Policia ka dyshime se autori i ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur dhe për këtë arsye ka nisur të debatojë me gruan. Viktima e cila kishte dalë nga banesa në katin e tretë të pallatit, mësohet se kishte lënë derën hapur.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura