Në stërvitje me makinë me xham të thyer, zbuloni kush është “varfanjaku” i Liverpulit

May 20, 2020 | 22:28
SHPËRNDAJE

Teksa Jurgen Klop po bën skuadrën gati për pjesën e mbetur të sezonit nëse fillon, Mohamed Salah mbërriti në fushën e stërvitjes së Liverpulit këtë të mërkurë me një makinë me xham të thyer.

salah

Stërvitjet do të vazhdojnë pas testeve që u kryen në fillim të javës dhe të cilat nxorrën 6 të infektuar në radhët e klubeve të Premier Ligës.

salah

Është “Sun Sport” portali që shkruan për makinën me xham të thyer të sulmuesit të Liverpulit, por shton se me shumë mundësi do i jetë thyer rrugës për në stërvitje, duke qenë se sulmuesi egjiptian ka plot makina në pronësi, mes të cilave Lamborxhini, Bentli, etj.

salahi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura