Në Spanjë janë të sigurt, kampioni i Europës dhe i Botës mediton tërheqjen nga futbolli

Sep 30, 2022 | 11:40
SHPËRNDAJE

Mesfushori gjerman, Toni Kros, është futur në vitin e fundit në kontratë me Realin e Madridit.

TONI KROS

Deri më tani ai ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij me “Los Blancos” duke u dhënë gjithnjë e më shumë zë lajmeve se në fund të këtij sezoni ai “do të varë këpucët në gozhdë”.

Por në orët e fundit situata duket sikur ka ndryshuar.

Siç bëjnë me dije mediat pranë Madridit, vetë 32- vjeçari ka nisur të reflektojë rreth vendimit të tij dhe nuk përjashtohet mundësia që Toni Kros të rinovojë kontratën me klubin kampion në Spanjë dhe në Europë.

Në Madrid nuk e kanë fshehur asnjëherë se janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re mesfushorit gjerman, një nga më të vlerësuarit në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura