Në Spanjë e bëjnë të sigurt, fantazisti i Realit të Madridit transferohet te Milani

Oct 28, 2021 | 15:13
SHPËRNDAJE

E ardhmja e mesfushorit të Realit, Isko Alarkon, do të jetë larg Madridit. Në Spanjë janë të sigurt se mesfushori, kontrata e të cilin me klubin “merengues” skadon në fund të këtij sezoni, do të largohet që në janar.

ISKO

Madje ato kanë bërë me dije se ai do të luajë për Milanin në Serinë A. Siç ka bërë me dije “SempreMilan” dhe “TodoFichajes”, marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe zyrtarizimi do të vijë në janar sapo të çelet merkatoja e transferimeve.

Ajo që mbetet për t’u zgjidhur është shuma financiare që Milani do t’i paguajë Realit të Madridit. Natyrisht që bëhet fjalë për një pagesë shumë më të ulët se vlera e lojtarit, pasi Reali nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero në fund të sezonit.

Për largimin e Iskos është i interesuar edhe vetë klubi madrilen, që shpreson që kjo histori të mbyllet sa më shpejt. Isko raportohet se është shumë entuziast për këtë sfidë të re.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura