Në skena të “nxehta” me Enixhel Shkirën, Bora Zemani ka disa fjalë për Donald Veshajn

Oct 16, 2020 | 10:36
SHPËRNDAJE

Largimi i Bora Zemanit nga “Treshat” u komentua shumë. Moderatorja braktisi projektin me vëllezërit binjakë Romeo dhe Donald Veshaj, për të prezantuar “Përputhen”.

Lajmet për largimin nga emisioni që drejtonte së bashku me të dashurin, u shoqërua me thashethemet se ajo i kishte dhënë fund lidhjes me Donald Veshajn.

Vëllezërit Veshaj e zëvendësuan atë me Enixhel Shkirën dhe mbrëmjen e djeshme doli edhe promo e emisionit të ri të që quhet “Binjakët”.

Mirëpo, në promon e publikuan nga Donald Veshaj, ku shfaqet në skena “të nxehta” me Enixhel Shkirën, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi komenti i Bora Zemanit.

“Sukseseeee ?”- shkroi ajo, duke shoqëruar shkrimin me emoji me sy me zemra.

Ndërsa Donal Veshaj i komentoi: “Thenkjuuu ??”

Nuk dihet nëse çifti janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit, apo thjesht kanë mbetur miq megjithatë fansat ishin shumë entuziastë për një ribashkim të tyre.

“Jeni ❤️❤️ duam të ju shohim përsëri bashkë,”- shkroi një ndjekëse.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura