Në shtëpinë e Imamit që kërcënoi familjen Thaçi: I kërkuam llogari për…

Aug 13, 2018 | 18:11
SHPËRNDAJE

Stalla e lopëve u bë sebep qe imami nga Jashanica e Klinës, Asllan Bajraktari, të arrestohet javën e kaluar nga Policia e Kosovës për shkak të kërcënimit që ia kishte bërë familjes së presidentit Hashim Thaçi. Imami kishte kohë që kishte kërkuar subvencion për të rritur biznesin e tij përmes shtetit, mirëpo nuk e kishte marr. E në mungesë ‘të hakmarrjes ndaj presidentit Thaçi”, dhe institucioneve tjera përgjegjëse, imami nga Jashanica e Klinës e kërcënoi vëllain e Thaçit. Express ka marrë rrëfimin e familjes së imamit.

imami_1534175690-1033385

Gazeta Express, të martën ka qëndruar në familjen e imamit Asllan Bajraktari, i cili tash e një javë qëndron në qendrën e paraburgimit në Pejë pas kërcënimit që i bëri Thaçit.

Vëllai i imamit, Fehrati, tregon se vëllai i tij kishte shkuar te prindërit e Thaçit për të ditur se çfarë po ndodhë me subvencionet qe nuk iu atyre dhanë asnjëherë.

Vellai i imamit

“Qe pesë vjet e kanë malltretu, së fundmi jo se jo unë nuk di që ai ka bërë ndonjë vepër të keqe. Atij s’ju përgjigj askush, plus që pesë vjet e maltretojnë poshtë e lartë plus nuk i kanë kallxua pse si ka plotësuar kushtet”, thotë ai.

Tutje, vëllai i imamit tregon se ai ka shkuar për të kërkuar ndihmë tek familja e Thaçit.
“Ka shkuar te shtëpia e tyre me kërkuar një ndihmë, tash qysh e kanë prit unë nuk e di”, është shprehur ai.

Ani pse, të dy këta persona kanë lidhje familjare, tash nga familja e imamit tregojnë se janë në armiqësi me  familjen e presidentit Thaçi.

“Policia prej asaj ditë që e kanë marrë qatë natë 1 të natës, neve s’na kanë dhënë asnjë përgjigje, tash ma dhanë lejen për vizitu. Na nuk po dim as ku me kërku, na kanë malltretu, në Pejë jom kanë, m’kanë çu në Skenderaj, në Klinë, Mitrovicë në anën tjetër të Ibrit tri herë më kanë çu anej Ibrit. Jo osht këtu jo osht këtu, m’kanë çu në Prishtinë. Ai nuk u kanë një kriminel me ja bo ktahën”, ka thënë Fehrat Bajrahtari.

Ndërsa, Policia e Kosovës gjatë bastisjes ka deklaruar se tek shtëpia e Asllan Bajraktarit kanë gjetur edhe një arme. Këtë e thotë edhe vet vëllai i hoxhës së Jashanicës.

“E kanë gjetë një armë, normal ajo ka qenë një armë e prishtë e luftës që ë ka mbajt për kujtim. Edhe e dinë Hashim Thaçi, Kadri Veseli Rexhep Selimi, e që i pari njeri që ka pru arme në Kosovë me traktor është Hoxha”, ka treguar Fehrati.

Express ka tentuar të bisedoj edhe me familjen e kreut të shtetit po këta nuk ka qenë të gatshëm të përgjigjen.

Kurse gjatë tërë kësaj kohe policia e Kosovës është ajo që kujdeset për sigurinë e familjarëve te presidentit Thaçi.

Ndërsa, Prokuroria e Mitrovicës e kanë konfirmuar rastin, duke thënë se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim.  Tashmë i dyshuari Asllan Bajraktari po mbahet në burgun e Pejës.

Imami nga Jashanica e Epërme është arrestuar për shkak të një kërcënimi që ia ka bërë vëllait të Presidentit. Për këtë shkak ai po mbahet në paraburgim. E, Arsyeja e kërcënimit, është që Imami Asllan Bajraktari ka kërkuar nga familja Thaçi sqarim, pse ky i fundit asnjëherë nuk po merr përfitime nga shteti njëjta sikurse bashkëluftëtari i tij i cili sot gëzon postin e presidentit./KaltrinaZymberi//GazetaExpress/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura