“Në Shqipëri ka sekte të paregjistruara”- Gazetarja jep detajet për vetëflijimin e familjes Josifi: Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë. Babai ka qenë mësues, ka rënë nga…

Jul 6, 2020 | 15:32
SHPËRNDAJE

Gazetarja, Klodiana Lala në një intervistë për News 24 ka rrëfyer të tjera detaje rreth vetëflijimit të familjes Josifi, në emër të ringjalljes.

Teksa ka treguar se i ati i vajzave dikur ishte mësues dhe ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia, Lala ka zbuluar se në Shqipëri ka sekte fetare që nuk janë të regjistruara. Sakaq policia ka kërkuar ndihmën e klerikëve, për evidentinim e tyre, por thekon se “Policia ka qenë e kujdesshme, sepse nuk mund të ngarkosh dot sekte të caktuara fetare për një krim, që nuk e kanë bërë”.

Po ashtu gazetarja ka treguar se Anisa Josifi ka ndërruar jetë në 29 mars 2019, pasi ka qëndruar 52 ditë pa ngrënë.

“Më 29 mars 2019 ka humbur jetën Anisa. Ka kaluar 52 ditë pa ngrënë. Shkak i vdekjes ka qenë mos-ushqyerjaTre javë përpara, xhaxhai i vajzave ka shkuar në polici. Lluk Josifi, babai i vajzave nuk kishte të bënte aspak me fenë. Ishte mësues dikur dhe ka rënë nga lartësia. Fqinjët kanë thënë se nëna i kishte mbledhur rreth vetes vajzat. Në Shqipëri ka sekte që nuk janë të regjistruara. Për këtë, policia ka kërkuar ndihmën e klerikëve. Policia ka qenë e kujdesshme, sepse nuk mund të ngarkosh dot sekte të caktuara fetare për një krim, që nuk e kanë bërë”, u shpreh Lala

Fatmirësisht vajza e familjes Blerta Josifi, ka mundur t’i shpëtojë kësaj tragjedie dhe sot ka dhënë dëshminë e saj, ndonëse në gjendje të rëndë psikologjike.

Ne deshmi, sic raporton “Panorama”, motra, pra Anisa Josifi ka qene e para qe ka nisur ritet e ringjalljes, duke qendruar pa ngrene per dy muaj deri sa vdiq.

Nje vit pas vdekjes se saj, ajo dhe e ema, Zhaneta, nisen sakrificen, duke mos ngrene, por vetem duke pire uje nga cezma qe e filtronin me napa, luteshin dhe e lyenin kufomen e motres se vdekur me uthull.

Vajza e mbijetuar e familjes Josifi ka pohuar se motra e saj, Anisa, ka vdekur 15 muaj më parë, pikërisht ne mars 2019.

LEXO EDHE: 

Detaje tronditëse/ Flet e mbijetuara e horrorit në Tiranë: Motra nuk hëngri për 52 ditë, e pushtuan demonët. Para se të vdiste mami u ul në gjunjë dhe…

Shikoni pamjet/ Horrori në Tiranë, dezinfektohet banesa ku u gjetën të vdekura nënë e bijë

“Pas vdekjes së vëllait, zuzarët…”- Kunati rrëfen takimin me Zhaneta Josifin: I fola, por më nxorën nga shtëpia. Do kishim përmbysur pallatin nëse…

Librat “e zinj” në shtëpinë e dy viktimave, sekti që ndiqnin nëna e dy vajzat në “kishën” që hapën nordikët

“Do ishte mirë mos ta kisha parë atë darkë”, flet xhaxhai i vajzave: Ja kush i futi në atë rrugë, Blerta nuk ka hequr dorë nga…

Detaje tronditëse/ Flet e mbijetuara e horrorit në Tiranë: Motra nuk hëngri për 52 ditë, e pushtuan demonët. Para se të vdiste mami u ul në gjunjë dhe…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura