Në shënjestrën e shumë klubeve, ja para ofrojnë për Kumbullën Interi dhe Çelsi

Apr 3, 2020 | 23:29
SHPËRNDAJE

Interi ofron 22 milionë euro Veronës për të blerë mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla.

kumbulla

Sipas “La’Arena” kjo është oferta e re e zikaltërve të cilët duan me çdo kusht 20-vjeçarin që luan për Shqipërinë. Nga ana tjetër, mediat britanike, raportojnë se Çelsi, një tjetër kandidat për të marrë shërbimet e Kumbullës planifikojnë të ofrojnë 23 milionë euro për të.

Shumë klube të njohura të futbollit si Juventus, Valencia, Borusia Dortmund, Çelsi etj., po ndjekin prej kohësh paraqitjet e futbollistit shqiptar në Itali, duke u konsideruar njëri prej talenteve më premtues të Serisë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura