Në shënjestrën e OFL-së, kush është “Nita” i “Vol-Vo 4”, që duhet të deklarojë pasurinë

| 9:06
SHPËRNDAJE

Personazhet e radhës që kanë marrë letër nga OFL për të deklaruar pasurinë dhe burimin e saj, janë miku i Emiljano Shullazit, Pajtim Serjani, dhe Artan apo Orges Jahelezi, i njohur me pseudonimin “Nita”, që ka qenë pjesë e dosjes “Vol-Vo 4”.OFL bjondja3

Gjatë komunikimit të djeshëm për mediat, zëdhënësja e “Forcës së Ligjit” deklaroi se për 48 orë Oreges Jahelezi dhe Pajtim Serjani do të duhet të justifikojnë pasurinë e tyre me shkrim në OFL dhe dosja më pas i kalon SPAK, që ka afat deri në 15 ditë për t’ia kaluar dosjen Gjykatës e më pas merret vendimi i sekuestros së pasurisë ose jo.

Policia thotë se vetëdeklarimi i pasurisë, si dhe për sekuestrimi i saj në kushtet e emergjencës, bëhet pasi këta të dy persona kanë qenë të dënuar më parë; Jahelezi për “Trafik narkotikësh” dhe Serjani për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. “O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim’; P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë'”, tha dje zyrtarisht Policia.

JAHELEZI

Orges Jahelezi, i njohur ndryshe si Artan Elezi, me pseudonimin “Nita”, nga Tirana, është arrestuar gjatë operacionit “Vol-Vo 4”, pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has. Në mars të vitit 2019, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu dy persona, të cilët u arrestuan në shtator të vitit 2018 si pjesë e operacionit “Volvo-4” dhe njëri prej tyre ishte Orges apo Artan Jahelezi.

Ai ishte arrestuar si pjesë e grupit të Shijakut. Në nëntor të vitit 2014, Jahelezi u arrestua nga Sektori i Forcës së Posaçme, Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariati Nr.3 i Policisë së Tiranës, pasi prej kohësh ishte i shpallur në kërkim, për shkak se rezultonte i dënuar me 9 muaj burg për shkatërrim prone. Ai u ndalua në atë kohë në hyrje të lokalit në pronësi të tij në lagjen e Laprakës. Jahelezi ka qenë edhe më herët i dënuar për trafik droge. Lokali i tij u rendit në listën e atyre që Ministria e Mjedisit urdhëroi mbylljen për shkak të mosplotësimit të kushteve akustike pak kohë para se ai të arrestohej.

PAJTIM SERJANI

Në maj të vitit 2017, Pajtim Serjani, i njohur si miku i Emiljano Shullazit, është liruar nga burgu pasi ka përfunduar dënimin për akuzën e shtrëngimit për dhënie pasurie. Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kafes, Julian Bregu, në vitin 2014. Lirimi i tij erdhi pasi përfundoi dënimin prej 3 vitesh të dhënë nga Gjykata e Apelit, pasi bashkë me të tjerë i bëri presion biznesmenit të kafesë, Julian Bregu, që të lëshonte një pjesë të aksioneve të tij. Në Shkallën e Parë, Serjani ishte dënuar me 7 vite burg. Serjani i shpëtoi edhe një atentati, gjatë të cilit mbeti i plagosur më 5 janar 2015 në një lokal në Rrugën e Kavajës.

PANORAMA

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.