Në shenjë proteste kundër Vuçiç/ Kosovarja e nis fjalimin në gjuhën shqipe në Novi Sad

Nov 24, 2019 | 8:33
SHPËRNDAJE

Në Novi Sad të Serbisë, të premten ka nisur konferenca vjetore Regional Youth Form, ngjarje kjo që do të zgjas deri më 24 të këtij muaji.

kosovarja-780x439

Ky forum vjetor që bashkon rreth 200 liderë të rinj, orientohet drejt veprimit dhe shoqërisë aktive nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, të cilët do të angazhohen në diskutime me politikbërësit aktual dhe drejtuesit rajonal për tema dhe sfida të dukshme.

Kjo konferencë, organizohet nga Lëvizja Evropiane në Serbi – dega lokale Novi Sad dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike.

Në panelin kryesor me të ftuar presidentin serb Aleksander Vuçiq, presidentin e Sllovenisë Barut Pahor dhe Stevo Pendoravski president i Maqedonisë së Veriut, në një tryezë me ta ishte edhe Aulonë Mehmeti nga Kosova.

Ky diskutim ishte tejet i tensionuar, madje Mehmeti në shenjë protestë për shkak të mungesës së përkthimit stimultant në gjuhën shqipe, hapi fjalën duke iu drejtuar të pranishme në shqip, shkruan Indeksonline.

Ajo foli për rëndësinë e ndryshimit të narrativës, pranimin e së vërtetës dhe kërkim faljen, si kusht themelor për të vazhduar tutje.

“Përshëndetje të gjithëve, veçanërisht pjesëmarrësve shqipfolës. Tek sa po hyja në sallë për të filluar diskutimin në këtë panel u njoftova që nuk ka përkthim në gjuhën shqipe dhe mu kërkua që (vetëm unë) të flas anglisht dhe jo shqip. Meqë e konsidideroj të rëndësishme që politikanët prezent të dëgjojnë çfarë kam/kemi për të thënë, nga ky moment do të vazhdoj diskutimin në anglisht”.

“Ne ende jetojmë në narrativën e para 30 vjetëve. Për me e ndryshu narrativën duhet me e ndryshu tregimin, e tregimi ndryshohet atëherë kur ndërmerrët diçka për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Andaj, duhët të pyesim vetën: a kemi bërë diçka për të ndryshu rrjedhen e ngjarjeve??”, tha ndër të tjera Memeti.

Ndërsa, fjalimi i Aulonës nervozoi presidentin serb, i cili theksoi se “ne kemi atdhe këtu për me fol për të ardhmen, e nëse vet po dëshironi me fol për të kaluarën, një gjë ta keni të qartë, se kurrë nuk do të pajtohemi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura