Në Serbi po komentohet ideja e shkëmbimit të territoreve, ç’po ‘zien’ në Beograd

Sep 7, 2018 | 8:09
SHPËRNDAJE

Bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën po shihet si një kompromis i pamundshëm për Serbinë edhe sikur Kosova të jepte në shkëmbim komunat veriore me shumicë serbe.

serbi kosove

Dragomir Angjellkoviq, një analist nga Beogradi në një intervistë tregoi pikëpamjen serbe lidhur me deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se Presheva, Bujanovci dhe Medvegja do t’i bashkohen Kosovës.

Sipas tij, edhe në një rast shkëmbimi territoresh, për Serbinë do të ishte e papranueshme dhënia e territorit për Kosovën sepse kjo do të nënkuptonte një humbje të thellë për shtetin.

“…Nëse po shkëmbehemi, ne do të jepnim diçka për të marrë diçka. Pra Serbia do t’i jepte Kosovës (njohjen) e pavarësisë dhe shansën që vendet europiane që nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë, dhe të hyjë në OKB e BE, e si kthim do ta merrte territorin e veriut të Kosovës që është pak a shumë në kontroll të serbëve të Kosovës. Nëse Serbia do ta jepte edhe territorin (e Luginës së Preshevës) kjo do të ishte 2 me 1 atëherë. Do t’i jepte Kosovës edhe status ndërkombëtar edhe pjesë të territorit. Mendoj që kjo do të ishte plotësisht e pamundur t’i shpjegohej publikut në Serbi.”, tha Angjellkoviq

Ai shtoi se në një rast të dhënies së territorit të Serbisë për Kosovën kjo do të hapte kërkesa të tjera të shteteve fqinje që do e kontestonin sovranitetin territorial të Serbisë.

“Nëse do të ishte hapur diskutimi për shkëmbim territoresh, (Serbia frikësohet që) nesër nisin boshnjakët ta kërkojnë territorin e Sanxhakut, hungarezët në Vojvodinë do të kërkonin territorin e tyre – qëndrimi këtu është që Kosova është territor specifik që, sipas Rezolutës 1244 ne nuk e kontrollojmë më, edhe pse ne e konsiderojmë territor tonin, por për ne është e papranueshme çkado jashtë kësaj.”, tha ai.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’,  u shfaqën pikëpamjet shqiptare, serbe e ndërkombëtare mbi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një tryezë lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve, diskutuan liderët e partive në pozitë dhe opozitare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura