“Në rrugë, qytet, media ka shpërthyer dhuna”- Salianji: Kemi ndonjë rrisk ne, apo nuk bie rrufeja në Parlament? Rama e Çuçi të ndalin “luftën” nga Twitter me bandat

Mar 30, 2023 | 12:34
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka kërkuar që kryeministri dhe Ministri i Brendshëm të reagojnë dhe të japin llogari në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit në vendin tonë. Duke iu referuar dhe rastit të fundit, atij të sulmit me një të vdekur ndaj godinës së Top Channel, Salianji pyeti nëse janë të sigurt dhe deputetët që shkojnë në Kuvend.

Ndër të tjera Salianji i kërkoi Ramës të ndalë “luftën” nga rrjetet sociale dhe që qeveria t’i tregojë bandave kriminale se në këtë vend ka shtet dhe institucione.

Ervin Salianji: Duke qenë se në cdo rrugë, rrugicë, qytet, në bare, në institucione që mendohet që nuk mund të preken si mediat ka shpërthyer dhuna, kemi ndonjë rrisk ne që vijmë në punë apo nisemi nga parimi që nuk bie rrufeja në parlament?

E dyta, në kushte të tilla të një degradimi të rendit e sigurisë publike ku qytetarët ndihen të pasigurt, duhet që kryeministri dhe ministri i Brendshëm ta lënë luftën nga Twitter dhe të vijnë këtu.

Seanca e parë pas ngjarjeve të pandodhura në këtë vend e kryeministri e ministri i Brendshëm nuk paraqiten ashtu si nuk paraqitet drejtori i Policisë në komisionin e sigurisë kombëtare për të dhënë shpjegime.

Jo vetëm fjalët dhe lufta imagjinare në Twitter por lufta reale e raprezalje e shtetit ndaj bandave kriminale në këtë vend që të tregojën që këtu ka shtet e institucione.

Sjellja e reagimi i qeverisë në kushte të tilla duke mos u interesuar për jetët njerëzore e sigurinë në këtë vend është shqetësuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura