“Në Rrogozhinë veprojnë tri banda”- Duma mbi 25 prillin: Një person u shtir si anëtar i KQZ-së. Më morën komisionerët në telefon e më thanë…

May 3, 2021 | 21:47
SHPËRNDAJE

Një javë pas humbjes së zgjedhjeve nga PD, kandidatja fituese e kësaj partie, Grida Duma, ka denoncuar sot atë që ajo e konsideroi si krim elektoral të kryer në Rrogozhinë.

duma1

Duke folur në “Open” në TCH Duma tha se në Rrogozhinë veprojnë tre banda, dhe ditën e zgjedhjeve komisionerët demokratë janë ofenduar. Po ashtu ajo shtoi se një person që nuk ishte pjesëtar i KQZ-së ka qenë në njërën prej qendrave duke kryer krim elektoral.

Tre orë para ose pas mbylljes së kutive ishte se PD kishte fituar. Në Rrogozhinë veprojnë tre banda, ditën e zgjedhjeve komisionerët tanë më marrin në telefon e më thonë që ka ardhur kryetari i Rrogozhinës bashkë me djalin e atij dhe po na ofendojnë. Ishte rasti që donin të votohej familjarisht, por kjo gjë nuk ishte lejuar, sipas rregullave votimi duhet të ishte pezulluar. Unë u nisa nga Kavaja drejt Rrogozhinës. I pyes e më thonë se ka ardhur një përfaqësues i KQZ që thotë se s’ka ndodhur asgjë por le të vijohet me procesin. Unë i them që të flasë me mua dhe i kërkoj që të lutem prezantohu. Ai prezantohet si anëtar i KQZ. Më pas e fotografojnë me badge që mbante e ia çoj KQZ. Rezultoi që ai nuk ishte fare I KQ. I bëj kallëzim në SPAK. Mendoni vetë se si e kemi mbajtur atë qendër. Dosja i ka kaluar prokurorisë së Kavajës se sipas tyre s’është konsideruar krim elektoral. I kam në foto anëtarët e e administratës së Rrogozhinës me tatuazhe e me mëngë të shkurtra”, tha Duma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura