Në QSUT kryhet operacioni i rrallë tek foshnja vetëm 7 ditëshe

Feb 21, 2021 | 9:15
SHPËRNDAJE

Një operacion i rrallë në zemër është kryer me sukses në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

152394795_1165729553883093_2975598381718098207_o

Ndërhyrja sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është kryer tek një fëmijë vetëm 7 ditësh. Operacioni në zemër ka zgjatur 5 orë.

Postimi i ministres Manastirliu:

Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një fëmijë vetëm 7 ditësh?

Ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë, e realizuar prof. Arben Baboçi, prof. Altin Veshti,  dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, i ka shpëtuar jetën Ezlionit të vogël?

Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë.

151943875_1165729573883091_8649336844831483546_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura