“Në qendrat shëndetësore punojnë veterinerë”, Rama i përgjigjet qytetares: E vërtetë mungojnë…

Sep 24, 2018 | 19:47
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij për ERTV, “Përgjigja ime”, ka replikuar sot me një qytetare e cila i ka thënë se është e kotë që po rregullohen 300 qendra shëndetësore, pasi nuk ka mjekë të punojnë në to.

Sipas qytetares me emrin Albana, të cituar nga Rama gjatë replikës së tij, në këto qendra shëndetësore kanë mbetur vetëm veterinerë, pasi mjekët kanë ikur në Gjermani.

Por Rama i pa përgënjeshtruar këto deklarata, duke thënë se  sot kuotat e mjekëve janë të plotësuar, por ka dhe 400 të tjerë që janë në kërkim të një pune.

“Ti nuk je dakord për rilindjen e 300 shëndetësore, pasi sipas teje mjekët  kanë ikur nga Shqipëria dhe kanë mbetur vetëm veterinerë. Për vet faktit grotesk që trajtohet sot, e vërteta është se pavarësisht mjekëve, vendi ynë nuk ka asnjë mungesë objektive mjekësh.

Komenti

Figurojnë 1400 mjekë që kërkojnë punë. E vërtetë mungojnë specializantët, pasi u mbyll në mënyrë absurde shkolla, por kjo shkollë u hap sërish dhe këtë vit dalin specialistët e parë”, u shpreh Rama.

Më tej Kryeministri tha se ka dhe nga ata mjekë që kanë lënë emigrimin dhe janë kthyer në Shqipëri për të punuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura