Në prokurori për dosjen “Habilaj”? Flet deputetja e PS-së: Ja e vërteta

Nov 23, 2017 | 16:52
SHPËRNDAJE

Deputetja Elona Gjebrea e cila u përmend ditën e djehsme sikur është thirrur në Prokurori për të dëshmuar për dosjen Habilaj, ka reaguar ditën e sotme. Në një reagim për Neës 24 ajo ka mohuar këtë lajm dhe thotë se asgjë nuk është e vërtete.

“Elona Gjebrea nuk është e vërtete nuk jam thirrur në Prokurori. Jam e hapur për të gjitha mediat dhe gazetarët.

Mbremë, per kete foli edhe gazetari Blendi Fevziu teksa drejtonte “Opinion” ku lexoi nje mesazh, sipas te cilit një deputete e Partisë Socialiste është thirrur nga Prokuroria për Krimet e Rënda për të dëshmuar në lidhje me dosjen “Habilaj”.

1409964109-prokuroria-e-tiranes

“Deputete e PS dhe ish-zyrtare e lartë është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar. Unë emrin nuk po e them për etikë, kjo ngjarje ka disa ditë që ka ndodhur dhe nuk është konfirmuar ende”, deklaroi Blendi Fevziu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura