Në pritje të aplikimit zyrtar, Suedia dhe Finlanda takim me ministrat e NATO-s sot

May 14, 2022 | 7:32
SHPËRNDAJE

Delegacione nga Suedia dhe Finlanda do marrin pjesë në një takim jozyrtar me ministrat e Jashtëm të NATO-s në Berlin sot.

nato

Pavarësisht se nuk janë anëtarë të aleancës ushtarake perëndimore, të dy vendet pritet të aplikojnë për anëtarësim në përgjigje të pushtimit rus në Ukrainë dhe kështu janë ftuar të marrin pjesë në takim.

Moska ka thënë se do ta shohë secilin shtet që i bashkohet aleancës si një kërcënim.

Kjo do t’i jepte fund statusit neutral prej dekadash nga Suedia dhe Finlanda që daton nga Lufta e Ftohtë.

Në takimin e sotëm merr pjesë edhe Turqia, një tjetër anëtare e NATO-s.

Por të premten, ai u bë i vetmi shtet anëtar që shprehu kundërshtimin ndaj anëtarësimit të mundshëm të Suedisë ose Finlandës./BBC

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura