Në prag Krishtlindje humbi vëllain në atentat, koronavirusi ndan modelen nga familja: Djali në Danimarkë, mamaja në Suedi, ndihem si m**

Mar 20, 2020 | 18:42
SHPËRNDAJE

Koronavirusi ka ndarë modelen shqiptare Misse Beqiri nga familja e saj, bashkëshorti dhe djali.

mise

Vetë Beqiri zbuloi se djali i saj Juliani, pesë vjeçar ka mbetur në Danimarkë pas kufizimeve për shkak të koronavirusit sepse kishte udhetuar me babane Anders Lindegaard, 35 vjeç.

Në postimet e saj në Instagram bukuroshja suedeze, 33 vjeç pranoi se po ndjehej shumë keq, pasi bllokimet e pandemisë e ndanë atë nga familja, ndersa ajo qendron me vajzen.

Nëna e dy fëmijëve, vëllai i së cilës u vra në prag të Krishtlindjes, tha:

‘Më goditi mua krejt papritur çfarë po ndodh … Ne po e marrim atë me të vërtetë seriozisht dhe ne po qëndrojmë në shtëpi dhe ne jemi duke u përpjekur të ndihmojmë të gjithë”.

Më tej Misse Beqiri shton: “Por unë thjesht ndjehem sikur dëshiroj të bëj më shumë. Nëna ime është e mbyllur në Suedi, unë nuk mund ta ndihmoj atë. Djali im është mbyllur në Danimarkë, nuk mund ta shoh. Kështu që unë thjesht ndjehem si m**, të jem i sinqertë…

Pas gjithçkaje që kam kaluar, unë ndjehem sikur po përpiqem të mbaj pozitiv dhe të përhap energji pozitive për të gjithë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura