Në pesë ditë kryen nëntë grabitje të vilave, arrestohet 27 vjeçari shqiptar dhe çifti rumun. Hetimet zbulojnë rolin e tyre në organizatën kriminale

Nov 19, 2019 | 19:05
SHPËRNDAJE

Tre persona, dy burra dhe një grua pjesëtarë të një grupi kriminal të specializuar për vjedhjen e vilave u arrestuan nga policia spanjolle.

detenidos-gijon-kTKH-U90740346041w6H-624x385@El Comercio

Mediat vendase bëjnë me dije se arrestimet u kryen në Gijón, ku grupi vidhte bizhuteri, para, rroba të shtrenjta dhe një sërë pajisjesh të tjera të voglap.

Në pesë ditë që ata vepruan në Asturias, ata kryen nëntë sulme ndaj vilave ku zakonisht nuk kishte banorë brenda. Njëri prej të arrestuarve u kap teksa përpiqej të arratisej duke u përfshirë në një aksident rrugor.

Hetimi policor filloi javën e fundit të marsit, pas denoncimeve për grabitjen e shtëpive në zonën rurale në pjesën lindore në Gijón.

Banda kryente sulmet në muzg, pasi kontrollonte më parë që shtëpitë ishin pa banorë. Pasi mblidhnin plaçkat e grabitur, duke përdorur edhe leva për të hapur kasafortat, linin shtëpitë qetësisht duke mos tërhequr vëmendjen.

Natën e 26 marsit, agjentët zbuluan praninë e një automjeti që po largohej me shpejtësi pas rënies së alarmit në një vilë.

Pas një ndjekje policore përgjatë rrugëve të zonës rurale, makina u drejtua në qendër të qytetit në një arratisje të furishme që përfundoi pasi u rrëzua në fasadën e një shtëpie në rrugën “Rocafort” në Gijón.

Në inspektimin e makinës u gjetën mjete të shumta të përdorura në kryerjen e grabitjeve, si leva, kaçavida, si dhe çanta me shumë bizhuteri dhe 2.400 euro. Gjatë hetimit, u zbulua se i arrestuari, një 27-vjeçar shqiptar, ishte anëtar i një grupi kriminal i përbërë nga njerëz nga Evropa Lindore, specialistë të vjedhjeve të shtëpive.

Policia arriti të përcaktojë që kjo bandë kriminale kishte bazën e saj në qendër të vendit dhe anëtarët kishin udhëtuar në Asturias ditë më parë për të kryer grabitjet. Agjentët arritën të zbulojnë se gjatë ditëve që ata vepruan në Principatë kishin qëndruar në një banesë të izoluar rurale në Posada de Llanes, në të cilën u fshehën pasi kryenin grabitjet në Gijón dhe Oviedo.

Agjentët arritën të identifikonin edhe dy personat e tjerë që arritën të arratiseshin nga automjeti, një çift, burrë dhe grua të martuar dhe me dy fëmijë. Ata ishin përgjegjës për transportin dhe shitjen disa muaj më vonë të mallrave të vjedhura, duke i futur në kanalet e tregtimit të ligjshëm si dhe duke i shitur nëpërmjet internetit dhe më pas ndanin përfitimet me anëtarët e grupit.

Si rezultat i hetimit, u zbulua se çifti jetonte në një qytet në provincën e Cuenca, pas së cilës filloi një operacion policor për arrestimin e tyre.

Shumë xhevahire prej ari dhe gurë të çmuar, 27 orë, pajisje shtesë nga firma të njohura, një përzgjedhës diamanti, 2,000 Euro dhe sende të tjera të vlefshme u gjetën në shtëpinë e tyre.

I arrestuari, një burrë 37 vjeç dhe një grua 30 vjeçare me kombësi rumune, përfunduan prapa hekurave.

Tre të arrestuarit konsiderohen autorë të vjedhjes në nëntë shtëpive me një familje në Asturias gjatë muajit mars, tetë në Gijón dhe një në Oviedo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura