Në përkujtim të Mid’hat Frashërit, Ditmir Bushati: Amaneti yt po përmbushet

Nov 11, 2018 | 19:10
SHPËRNDAJE

“Eshtrat e Mid’hat Frashërit vijnë në tokën mëmë pikërisht në 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke vënë në vend amanetin e tij që të prehej në paqe në Shqipëri, pas 69 vitesh.”, keshtu nis postimi i ministrit te Puneve te Jashtme Ditmir Bushati, i bere publik ne rrjetet e tij sociale.

“Histori e Diplomacisë Shqiptare” pasqyron këtë javë nëpërmjet dëshmive arkivore pjesë të punës diplomatike të Mid’hat Frashërit, në pozicionet tepër të rëndësishme që mbajti në fillesat e shtetformimit shqiptar.45841816_1873040262809747_3740266179457974272_n

Postimi i plotë:

???????????- ??????? ?? ?? ??????????! ?? ????????? ?? ?????????? ???’??? ????????

Eshtrat e Mid’hat Frashërit vijnë në tokën mëmë pikërisht në 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke vënë në vend amanetin e tij që të prehej në paqe në Shqipëri, pas 69 vitesh.

Nipi i Frashërllinjve, Naimit dhe Samiut, Mid’hati ishte një nga figurat më të rëndësishme të gjysmës së parë të shekullit të ‘20.
“Histori e Diplomacisë Shqiptare” pasqyron këtë javë nëpërmjet dëshmive arkivore pjesë të punës së tij diplomatike në pozicionet tepër të rëndësishme që mbajti në fillesat e shtetformimit shqiptar.
Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor-22 nëntor 1908, ku u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit.
Mid’hat Frashëri ishte një nga firmëtarët në shpalljen e pavarësisë në nëntor 1912, dhe në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës, ai ishte i ngarkuar me detyrën e Ministrit të Punëve Botore. Këtë funksion ushtroi edhe në administratën e Vidit deri në shtator 1914.
Si kryetar i Delegacionit Shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920, dhe si kryetar i Delegacionit Shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Paris 1921, ai luajti një rol përcaktues në modifikimet pozitive që iu bënë vendimeve të ndërkombëtarëve ndaj statusit dhe kufijve të shtetit shqiptar pas lufte. Në Konferencën e Ambasadorëve u përcaktua përfundimisht statusi dhe kufijtë e shtetit shqiptar pas Luftës së Parë Botërore.
Më 12 tetor 1922, Mid’hat Frashëri kthehet në Shqipëri ku rifutet në shërbimin diplomatik, duke u emëruar Ministër Fuqiplotë në Athinë. Si diplomat Mid’hat Frashëri qëndroi deri me 26 mars 1926 kur Këshilli i Ministrave dhe Presidenti Zog pranuan kërkesën e tij për dorëheqje nga shërbimi. Në ato vite ai kërkoi e punoi fort për zgjidhjen e një varg problemesh bilaterale të kohës.
Mid’hat Frashëri spikati për një diplomaci të modeleve evropiane të kohës, për një qasje të ndërtuar me kujdes në mbrojtje të fuqishme të interesave kombëtare, por edhe në rritjen e imazhit të diplomacisë shqiptare përballë aktorëve ndërkombëtarë të kohës.

46139978_1873040322809741_6126909235885244416_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura