“Ne nuk shitemi e as tradhtojmë”, aktorët sërish në protestë. Thirrje të fortë qytetarëve

Jun 27, 2018 | 16:23
SHPËRNDAJE

Aktori Neritan Liçaj përmes një statusi në Facebook ka ftuar të gjithë qytetarët në një protestë në Teatër, duke shtuar se ata nuk janë të shitur e duke lënë të luptohet se ai nuk është dakord me marrëveshjen e re të lidhur me kryebashkiakun e Tiranës.

10301954_10201331640886726_3885666741660729032_n

Statusi i plotë:

Miq!
Si vazhdues i fymes qytetare te petagogeve te mi Agim Qirjaqi,Vangjush Furrxhi,Robert Ndrenika e shume e shume te tjereve.Ne mbrojtje te vlerave me te mira te trashegimis kulturore,prones publike ku ben pjese dhe Teatri Kombetar,kunder ploitikes se korruptuar,mafjes se betonit,propaganges she genjeshtrave diten per diell,ju ftoj te gjitheve pa perjashtim te mblidhemi ne teater ne oren19.00 per te mbrojtur dinjitetin tone qytetar.
Nuk jemi te shitur as tradhetojme ne artistet.Nuk jemi lodra partish per kete ju siguroj.Duam vetem te na degjoni dhe mbeshtesni ju Shqiptar pa perjashtim,pa te cilet ne nuk jemi asgje.#mbrovetenmbroteatrin

licaj

Me herët sot kreu i bashkise se Tiranes, Erion Veliaj ndau lajmin se eshte arritur marreveshja me aktoret per ceshtjen e Teatrit Kombetar, madje duke njoftuar edhe detaje dhe pika rreth paktit, vjen reagimi i aktorit Arben Derhemi, pjese e takimit te sotem ne Bashki. por në postimin e tij në Facebook, Derhemi ka hedhur poshtë që të ketë pasur marrëveshje, por sipas tij janë bërë vetëm diskutime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura