“Ne nuk përkulemi”, Erdogan paralajmërim të ashpër për biznesmenët

Dec 4, 2017 | 9:00
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë fjalimit të tij në Kongresin e zakonshëm të 6-të të partisë së tij AK në qytetin turk Mush tha se “disa po përpiqen që të prodhojnë materiale të shantazhit, por ne nuk do t’i përkulemi këtij shantazhi”, raporton Anadolu Agency (AA).

erdogan

“Marr disa lajme dhe sinjale se disa biznesmenë dëshirojnë t’i rrëmbejnë pasuritë e tyre jashtë shtetit. Bëj thirrje nga këtu, së pari i bëj thirrje kabinetit tonë, nuk duhet të lejoni daljen e asnjërit prej tyre. Sepse këta persona janë tradhtarë të vendit”, tha Erdoğan.

“Ne nuk do të përkulemi ndaj këtij shantazi”

Lidhur me procesin gjyqësor të ish Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Halkbank në Turqi, ku Reza Zarrab është në paraburgim në SHBA, presidenti Erdoğan tha:

“Ky proces nuk është asgjë tjetër, përpos shtrirjes së komplotit të 17-25 dhjetorit përtej oqeanit. Nuk ka ndonjë gjykim këtu. Vetëm përpjekje për të prodhuar metariale për shantazhim. Më vjen keq, por ne nuk do të përkulemi ndaj këtij shantazhi”.

Në dëshminë e tij, biznesmeni Reza Zarrab, e ka akuzuar Erdoganin dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë, se kanë marrë pjesë në nënshkrimin e një transakcioni në skemën prej 1 miliard dollarësh për t’i pastruar parat iraniane nga shitja e naftës dhe gazit, nëpërmjet transakcioneve me ar, në mënyrë që Iranit t’i mundësohej shfrytëzimi i fondeve në aspektin ndërkombëtar duke i shkelur sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura