Në një lidhje apo jo? U tha se është ndarë nga Krenar Çoçaj, Luana Vjollca rrëfen planet për dasmën

Sep 28, 2020 | 15:05
SHPËRNDAJE

Luana Vjollca u përfol se i ka dhënë fund lidhjes së saj disavjeçare me biznesmenin Krenar Çoçaj.

Thashethemet nisën pasi u vu re që ata kishin hequr njërit-tjetrin nga “Instagram”-i, si edhe prej faktit që Krenar Çoçaj mungoi në festën e ditëlindjes së moderatores.

Të dy kanë vendosur të qëndrojnë në heshtje duke mos komentuar lajmet.

Së fundmi, ajo publikoi një video në kanalin e saj në YouTube të quajtur “AfterParty”, ku iu drejtuan disa pyetje personale.

Moderatorja u pyet rreth jetës së saj personale si edhe planeve të saj për të ardhmen.

“Dëshiron dasmë tradicionale apo private?”- ishte një nga pyetjet dhe ajo iu përgjigj: “Private.” Ndërsa shprehu dëshirën për të pasur një familje të madhe. “Familje e madhe,”- tha Luana Vjollca.

Nuk mungoi as pyetja rreth jetës së saj sentimentale, që moderatorja hezitoi t’i përgjigjej.

Teksa i pyet nëse është në një lidhje apo single, ajo mbylli intervistën iu drejtuar një prej personave pas kamerës: “Duhet të vij për emision?”

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj asnjëherë s’e konfirmuan lidhjen e tyre publikisht.

Por e pranuan deri diku në “Instagram” me shkëmbime komentesh të nxehta dashurie.

Për herë të parë, dyshimet se moderatorja kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, Getoar Selimit, u hodhën më 10 korrik të para katër viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28-vjetorin e tij në Santorini.

Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se ua qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin.

Edhe pse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se ata ishin fejuar në fshehtësi dhe se Krenari kudo e prezantonte si nusen e tij.

/Panoramaplus.al

            

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura