Në ndjekje të furgonit, policia italiane arreston shqiptarin 41-vjeçar. Pas kontrollit në 3 çanta gjeti…

Aug 31, 2019 | 17:13
SHPËRNDAJE

Arrestohet një shqiptar 41-vjeçar në Itali, i njohur për policinë pasi ka qënë i dënuar më parë, kurse tani akuzohet për vjedhje në dy biznese publike.

ilustruese
ilustruese

Në pranga u vu nga karabinierët e Brescia, me bashkëpunimin me ata të Salò dhe Chiari, mëngjesin e së enjtes 29 gusht.

Karabinierët ishin vënë në ndjekje të një furgoni, i cili u zbulua më pas se ishte grabitur më 7 gusht në një ndërmarrje.

Pas një ndjelje të shkurtër, furguni u ndalua në komunën e Passirano. Në momentin e kontrollit në automjet kishte 3 persona, dy prej të cilëve arritën të shpëtojnë në fushat përreth zonës ndërsa njëri mbeti në duart e policëve.

Nga kontrollet u verifikua se ky furgon ishte i njëjti i përdorur për të kryer dy vjedhje, një në një bar në Bedizzole gjatë natës dhe i dyti në një bar në Bagnolo Mella.

Në momentin e arrestimit, shqiptarit iu gjetën të gjitha sendet e vjedhura, mes tyre 3 çanta me 3.700 euro gjithsej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura