“Silleni si filozofër, por e keni vendin në burg! Jeni të korruptuar!”- Basha iu përgjigjet të larguarve nga PD: Në momentin që nuk ishin më deputet iu kundërvunë partisë

Dec 23, 2021 | 15:39
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha atakoi të gjithë ish-deputetët dhe ish-funksionarët e lartë të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij në të shkuarën por edhe sot i lidh me këtë forcë politike karrigia dhe posti.

Gjatë një konference të jashtëzakonshme në lidhje me skandalin e pagave, Basha u shpreh se të gjithë ish-funksionarët e PD-së që hiqen si filozof nëpër panele televizive dhe kanë si qëllim shfokusimin e vëmendjes nga aferat dhe skandalet e qeverisë, nuk janë gjë tjetër veçse disa të korruptuar që e kanë vendin në burg.

“Çdo përpjekje për të keqkuptuar demokracinë do të marrë përgjigje që meriton. Shqiptarët janë zot të fatit të tyre. Ti e ndjen që duhet të protestosh sot?! Atëherë pse nuk proteston. Opozita do të udhëheq të gjitha protestat. Ku e di ti që nuk do të bëhet protestë për këtë. Ky është truk aspak evropian, për të hequr vëmendjen.

Nuk është opozita problemi, por një qeveri që ka kapur gjithçka. Opozita është në detyrën e saj, ka thirrur dhe do të thërrasë protesta. Këtu janë vjedhur të dhënat e të gjithë qytetarëve, jo të opozitës. Shumë media prodhojnë sondazhe false të paguara nga inceneratorët. Punësojnë çirakë të trekëndëshit të Bermudës, dhe i japin kohë për spektakël hijes së të shkuarës, duke i bërë shërbim Edi Ramës. Mungesa e transparencës, shfokusimi i vëmendjes publike, janë probleme më të cilat përballet sot shoqëria shqiptare.

Ftesa ime ndaj mediave është të mos e shfokusojnë vëmendjen ndaj këtyre dy skandaleve.

Mos ta shfokusoni vëmendjen si ata që merak të vetëm kanë karriget, si ata që jo vetëm sot po dhe dje me Partinë Demokratike i lidh karrigia, në momentin që nuk ishin më deputet iu kundërvunë kësaj partie. Papritur na kanë zaptuar jo pak studio si filozofër dhe moralist, janë hajdutër që e kanë rrjepur PD-në dhe Shqipërinë për 8-vite me radhë, janë të korruptuar e kanë vendin në burg po të funksionojë drejtësia”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura