“Në mes është edhe një femër”- Deklarata e fortë e dëshmitares: Mateo ka parë diçka, do tregonte një sekret. Të merren shenjat e gishtave të…

Nov 22, 2021 | 21:04
SHPËRNDAJE

Një dëshmitare ka hedhur dyshime të forta mbi motivet e vrasjes së 8-vjeçarit të mitur Mateo Vasiu, nga 38-vjeçari Klodian Çalamani në fshatin Gracelli të Fierit.

Duke folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News 24” dëshmitarja tha se në këtë ngjarje është e përfshirë një femër. Madje ajo kërkoi që të merren shenjat e gishtave të të gjithë familjarëve pasi sipas saj, një person tjetër shumë i ngushtë është i përfshirë.

Sipas dëshmitares 8-vjeçari i mitur ka qenë dëshmitar i një ngjarje dhe kjo i ka marrë vogëlushit jetën.

“Nuk është vetëm Klodiani në këtë mes, por edhe një femër. Tezja e Mateos ka telefonuar vetë një person para dy ditësh dhe ajo e di këtë. Pra të merren shenjat e  gishtave, qoftë te  nusja e xhaxhait qoftë edhe një person tjetër shumë i ngushtë. Për atë që ka bërë Klodiani ai duhet të varet. Por nëse do të ishte vrasës ai do të kishte vrarë fëmijë me kohë. Ku e dinte nëna që vëllai ishte sëmurë, ku i dinte nëna këto biseda…Unë mendoj që Mateo ka parë diçka, ai donte të thoshte një sekret tek xhaxhi dhe tezja. Mateo është dëshmitar i një ngjarje”, ka thënë ajo.

Ky version u mbështet edhe nga tezja e Mateos. “Jam dakord me dëshmitaren. Mateo ka qenë dëshmitar i një ngjarje. Përse u akuzohet motra ime. Kam parë në media që fajtore është Florinda. Të dalë e vërteta. Motra ime ishte në punë, kush është ajo nënë që vret fëmijën e saj”, ka thënë më tej tezja e 8-vjeçarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura