“Në maternitetin e Korçës, gjendja skandaloze, mungojnë gjërat më bazike”

Feb 12, 2016 | 14:30
SHPËRNDAJE
“Në materinitetin e Korçës, zotëron kriza, degradimi i shërbimit, për shkak të braktisjes nga shteti”. Kështu janë shprehur deputetët demokratë Eleni Qirici dhe Gjergj Papa që ishin sot në maternitet ku paisjet janë tejet të amortizuara, mungesa e ilaçeve është e theksuar dhe nënat e reja me foshnjet janë në rrezik për marrjen e infeksioneve të ndryshme.
Marteniteti ne Korçe (1)
Qirici tha pas vizitës tha se gjendja në maternitet është e mjerueshme dhe pa shpresë.
“Pikërisht në vendin ku lind jeta, mashtrimet e ministrit, kryeministrit, për shëndetësi falas dhe rilindje të sistemit dalin krejt zbuluar. Mjekët dhe infermierët këtu punojnë në kushte skandaloze dhe përvec kësaj ata janë nën trysninë e vazhdueshme për ti zëvendësuar me emërime militantësh”.
Prej disa ditësh deputetët e PD vijojnë denoncimet nga terreni të gjendjes së mjerueshme të sistemit shëndetësor, e akuzojnë ministrin Ilir Beqaj dhe kryeministrin Edi Rama se sipas tyre e kanë kthyer këtë sektor në biznesin më të madh fitimprurës për veten dhe klientelën e tyre.
Marteniteti ne Korçe (4) Marteniteti ne Korçe (3)
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura