“Në marrëdhënie me meshkujt e ndiej …”- Ish Missi shqiptar rrëfen:  Si e refuzova rolin në Bollywood për bizneset në Dubai

Mar 19, 2020 | 13:40
SHPËRNDAJE

Me një kupë Miss-i dhe diplomë në Bankë e Financë në Londër, Nikita Preka ia ka dalë të punësohet në një kompani konstruksioni dhe investimesh në Dubai.

Së fundi ishte në Shqipëri, ku realizoi një set fotosh artistike me fustane madhështorë klasikë, dukeushtruar kështu paralelisht dhe profesionin e modeles.

“Në Shqipëri isha për të takuar prindërit, pastaj po ashtu m’u dha mundësia të punoj me një nga make up artistet dhe designeret më të talentuara në Shqipëri Merita Merja. Po ashtu isha e ftuar në disa emisione televizive, por arrita të bëj vetëm një regjistrim, për një nga emisionet më të ndjekura për momentin në Shqipëri”, tha Nikita për “Panorama Plus”.

Pyetjes nëse ka ambicie kinemanë dhe deri ku do shkojë me pranimin e një roli, ajo shprehet: “Në kinema kam pasur një ofertë për Bollywood, por nuk e kam pranuar duke qenë se kisha plane të tjera. Po ashtu më kanë ftuar në Los Angeles për një rol, por akoma po e mendoj. Fokusi im është biznesi, por po ashtu do mundohem të ndjek pasionin tim për moden kur të gjej hapësire nga puna.”

E pranishme në evente ndërkombëtare si modele dhe me eksperiencë si reportere e garave të makinave sportive për një kompani në SHBA, ajo ka pasur rastin të takohet me shumë futbollistë të njohur e sheikë me emër.

Nikita ka lindur në Shkodër dhe është 26 vjeçe. Nga mosha 5 vjeçe-21 vjeç ka jetuar midis Lezhës dhe Tiranës. Gjatë asaj periudhe ka marrë pjesë në disa evente modelingu dhe konkurse, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Më pas u vendos në Londër, ku u diplomua në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Sunderland dhe master në “Business international ne Anglia Ruskin University”.

Gjatë jetesës në Londër ka marrë pjesë në “Miss Supernational United Kingdom”, ku ka fituar një nga çmimet kryesore. Po ashtu, ka marrë pjesë në disa evente mode dhe bukurie, si në Londër dhe Europë.

“Unë besoj se edukimi është një pasuri që nuk shteron apo zhvlerësohet. Edukimi është i domosdoshëm për të gjithë. Bota e modës është e paqëndrueshme dhe me të papritura. Fakti që kam diplomat dhe kualifikimet, më bën të ndihem më e sigurt për të ardhmen. Gjithashtu kam punuar edhe si reportere e sportit për një kompani në Amerikë në 2013, në “YouTube”, që më ka bërë të krijoj shumë njohje me njerëz të famshëm,“- u shpreh Nikita.

Sa për jetën në Dubai ajo tregon: “Jeta në Dubai është e bukur. Takon njerëz nga e gjithë bota, mund të bësh aktivitete të ndryshme, sporte të ndryshme e të tjera. Në marrëdhënie me meshkujt e ndiej veten mirë në çdo shtet që kam jetuar. Mendoj që meshkujt të trajtojnë siç i vendos femra vetë standardet.”

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura