“Ne”, magjia e skenës bën bashkë artistët e njohur me artistët me aftësi të veçanta

Jun 17, 2022 | 20:53
SHPËRNDAJE

artistet ndrysheArtistë me aftësi të veçanta u ngjitën dje në skenën e madhe të Amfiteatrit të Liqenit Artificial në kryeqytet. Projekti artistik “Ne” bëri bashkë artistët me aftësi të veçanta me artistët më të njohur të skenës shqiptare në një mbrëmje gala duke sjellë emocione të shumta tek spektatorët që kishin mbushur Amfiteatrin.

Blerina Shalari- këngëtare; Ada Shalari- Pianiste; Franc Koruni dhe Stenald Pianist këngëtarë dhe kitarist, Artur Demiri Tenor; Denisa Onjea Soprano; Ermal Vata Pianist; Ervin Demir Baterist; Diego Zelka Tenor dhe motrat Tusha këngëtare dhe instrumentiste performuan bashkë me Bojken Lakon, Irma Libohovën, Ines Memisharajn, Albana Lekë, DJ Tony & Tony; Armando Kllogjeri dhe Mario Deda.

Qëllimi i aktivitetit ishte jo vetëm dhënia e mundësisë së artistëve me aftësi të kufizuar të ngjiten në një skenë të vërtetë, por dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë për të mos i paragjykuar. Falë zërit dhe interpretimit të tyre fantastik, artistët me aftësi të kufizuara përcollën mesazhin tek publiku përmes performancave tejet profesionale duke marrë duartrokitje të shumta nga artdashësit.

Aktiviteti u organizua nga Kongresi Rinor Kombër në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

4b0cd13a-4089-4050-ba33-42e0a6aace45 09db0d06-6563-4d43-b05f-ce905d97bc40 a709f1dd-c7b0-4f0a-93f2-993efe670aac e76af139-c3b9-41b9-983e-7b52ed16bc49

© Panorama.al

Te lidhura