Në lidhje me djalin e Jozefina Topallit/ Modelja rrëfen njohjen me partnerin dhe çfarë e bëri të dashurohej me një shqiptar: Është mbështetja ime më e madhe…

May 26, 2023 | 21:48
SHPËRNDAJE

Moderatorja Cindy Marina ka rëfyer njohjen e saj me, Genar Topallin i cili është dhe djali i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

cindy marina

Marinë në ‘Piter Pan’ tha se marrëdhënia me Genarin ishte e papritur e se vlerat e tij ia dolën t’ia merrnin zemrën.

“Në fakt ky ishte vërtetë viti i shkodranëve. Marrëdhënia me Genarin ishte e papritur, s’e kisha parë veten me një djalë shqiptar sepse jam lindur e rritur në Amerikë. Por Genari është i veçantë, ka shumë vlera. I besoj shumë, e arriti që të më vidhte jo vetëm mendjen, po edhe zemrën”, tha ajo.

Cilat janë këto vlera?

Është shumë i dashur, e shpreh shumë dashurinë dhe kjo është gjëja më e bukur. Është shumë inteligjent dhe unë gjithmonë mësoj nga ai, kjo është dhe arsyeja se pse e dashuroj.

Si jeni njohur?

E kam njohur shumë rastësisht, kemi një lidhje familjare por nuk e kisha takuar kurrë. Kur e takova rastësisht në plazh, luajtëm volejboll dhe mesa duket aty ndodhi. Jemi njohur në mënyrë shumë miqësore.

E pyetur nëse partneri i saj bëhet xheloz gjatë intervistave që ajo zhvillon me futbollistët, ajo tha se Genari nuk bëhet,  përkundrazi tha se ai është  mbështetja e saj më e madhe.

“Në fakt s’e kam pyetur kurrë, por ai nuk mërzitet. S’ma ka shprehur shumë xhelozinë, sepse është edhe bashkëpunëtori im. Madje dhe i kërkoj ndihmë për pyetjet që t’i bëj të intervistuarve dhe futbollistëve”, tregoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura