Në lidhje dashurie me djalin e Edi Ramës? Reagon moderatorja: Ja e vërteta e fotove të mia me Gregun

May 30, 2021 | 13:28
SHPËRNDAJE

Pas daljes së fotove ku modetarorja e sportit Albana Bejko shfaqej në shoqërinë e djalit të kryeministrit, Greg Rama, u përfol për një lidhje mes tyre.

grek 1

Albana Bejko dhe Greg Rama po ndiqnin nga shkallët e stadiumit “Air Albania” ndeshjen derbi.

Pas aludimeve për një romancë dashurie mes tyre ka reaguar moderatorja, e cila duke folur për emisionin “Expuls” tregoi të vërtetën e saj lidhur me fotot.

Sipas Bejkos ajo dhe Gregu janë thjesht miq shumë të mirë dhe mes tyre nuk ka asgjë, pasi në të kundërt ajo nuk do të shfaqej me partnerin e saj në stadium, ku dihet që e shohin të gjithë.

“Të pashqetësuar për kamerat, pikërisht për këtë arsye sepse jemi thjesht miq. Unë jam shumë private sa i përket gjërave të mija personale dhe nëse do të ishte e vërtetë nuk do të zgjidhja të shkoja me partnerin tim në një ambient pune. Sepse stadiumet praktikisht janë ambientet time te punës. Ne jemi miq prej kohësh edhe kemi parë një ndeshje kjo është e gjitha. Jo nuk jemi asgjë”, tha ajo.

alb4 alb1

greg

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura