Në lëvizje të vazhdueshme në fshat dhe qytet, si iku nga Tirana 44-vjeçarja me koronavirus. Kontakte me shumë persona

Mar 24, 2020 | 12:38
SHPËRNDAJE

Një 44-vjeçare nga fshati Rroshnik në Berat ka rezultuar pozitive me koronavirus.koronavirus

Pas analizave të kryera, pasi ajo ka deklaruar se kishte shenja të virusit, sot ka ardhur dhe konfirmimi se zonja ka rezultuar pozitive.

Menjëherë pas konfirmimit, në banesën e saj në fshatin Roshnik, kanë shkuar punonjësit shërbimit të higjenës dhe forcat e policisë për të bërë karantinimin e banesës dhe dezifektimin e saj.

Mësohet se 44-vjecarja me inicialet K.M. ka ardhur në këtë fshat 10-ditë më parë ndërsa ka qënë në lëvizje të vazhdueshme dhe është takuar me njerëz brenda këtyre ditëve, jo vetëm në fshat por edhe në qytetin e Beratit. BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura