“Në labirintet e Hipotekës së Durrësit të dalin Dumra e Rrumra”, Rama sqaron Antimafian dhe pse nuk nis nga Surreli hetimi për politikanët. Ja ç’paralajmëron

Feb 12, 2020 | 15:03
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend sot ka prekur edhe kritikat që vijnë nga opozita jashtë Parlamentit, e cila kërkon që ligji special kundër “KÇK” të nisë me persona të cilëve ajo u ka publikuar emrat dhe nga Surreli, duke e pasur fjalën për kryeministrin.

Rama tha se kjo gjë nuk mund të bëhet nga policia.

“Pse s’e filloni nga vetja, Surreli, x e y, se s’jemi ne që duhet të bëjmë këtë, mund ta kontrolloj unë pasurinë time? Unë e deklaroj pasurinë, që kur kemi hyrë në këtë rrugë. ILDKP është aty, është institucion i pavarur, e bën mirë, s’e bën mirë, kjo është një cështje që mund ta diskutojmë, por s’është policia që duhet të kontrollojë pasuritë e politikanëve e gjykatësve, imagjinoni të mi lini mua në dorë ju të merrem me ju sikur të isha polic gjykatës e prokuror, ata që dolën nga këtu s’do ishin në shpi sot, por shyqyr Zotit jemi në këtë sistem, fuqitë e secilit duhet të kanalizohen aty ku i kanalizon sistemi demokratik. Patjetër do doja që reformën në drejtësi ta bënim si një koment në FB, ku shkruajmë “po se fute mren filonin je dhe ti si filoni”, por është e pamundur të funksionojë kështu”.

Ndërsa për ligjin Antimafia shefi i qeverisë nënvizoi se rezultatet e tij janë parë ndër vite, që nga kontrolli i pasurisë së personave të dyshuar e dënuar ka dalë cdo gjë e pastër.

“Ka ligjin Antimafia Shqipëria, shikojini rezultatet e ligjit në gjithë këto vite, qesharake,
jo vetëm sjanë dënuar por kanë mundur të pastrojnë pasurite së nga kontrollet pasuritë e tyre maramendëse u ka dalë e pastër. Si nuk shikohet kjo nga një pjesë e njerëzve që kjo është betejë që s’ka kufij politik? S’ka rëndësi se kush po e bën, po të futesh në labirinthet e hipotekës së Durrësit të dalin lloj lloj dumrash e rrumrash e stërdumrash që janë bërë pronarë me hektarë, por marrim një risk real në kushtet kur sistemi i drejtësisë është ende fraxhil”.

Ndërsa për Operacionin Forca e Ligjit Rama tha se nuk vepron me selektivitet, por lista është e qartë dhe e mbyllur, me persona që tashmë janë të dënuar.

“Ligji special i jep mundësi policisë, e para të veprojë me një listë të mbyllur, s’ka selektivitet, subjektet e këtij ligji special janë njerëzit e dënuar për një numër veprash, më të rëndat, të cilëve s’u hapet një hetim penal sot, por ju bëhet verifikim i pasurisë që su është bërë kurrë. I jep instrumentin tjetër, që s’është policia e prokuroria që duhet të provojë që kjo pasuri buron nga krimi por janë këta që duhet të provojnë se nuk buron, kalon barrën e provës mbi ata. Ke vrarë e ke trafikuar njerëz, vajza, drogë? Ke bërë dënimin? Jetojmë në demokraci, gjithkush ka të drejtën të rehabilitohet, një krim sado i rëndë smund të të ndjekë mbrapa por duhet të na thuash këto që vure nga krimi si i ke vënë, të takojnë apo jo.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura