Në kupolën e KOKSH për 23 vite, jep dorëheqjen sekretari Bello dhe kërkon…

Feb 9, 2020 | 14:15
SHPËRNDAJE

Sekretari i përgjithshëm i KOKSH, Stavri Bello, ka vendosur të dorëzohet pas 23 viteve në postet drejtuese të organizmit më të lartë të sportit në vend.1525365200_stavribello

“Jap dorëheqjen dhe ftoj gjithashtu që edhe presidenti të bëj të njëjtën gjë”, deklaroi Bello pak minuta më parë gjatë punimeve të asamblesë së jashtëzakonshme të KOKSH.

Bello i kërkoi që të japë dorëheqjen edhe presidentit Viron Bezhani. Ndërkohë gjatë punimeve të asamblesë, presidenti i FSHF, Armand Duka, bëri një propozim për zgjidhjen ngërçit, duke sugjeruar që zgjedhjet në KOKSH të bëhen pas olimpiadës, jo më larg se dhjetori i këtij viti.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura