“Në krye të krimit je ti Rama, mos u lodh ta fshehësh kot”, shikoni si reagon Rama ndaj qytetares

Oct 18, 2017 | 22:10
SHPËRNDAJE

Padyshim që tema më e nxehtë e ditëve të fundit ka qenë implikomi i ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri në dosjen e kushërinjve të tij “Habilaj”.

rama1
E gjithë vëmendja e opinionit publik dhe mediave është e përqendruar tek çështja në fjalë. Por, shumë qytetarë duke pasur dëshirën për të reaguar kanë komentuar në një status të kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar një dite më pare me anë të një status në “Facebook”, ku shkruante:

“DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!
Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!
Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.
Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.
Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.
Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!”.

Por qytetarët e kanë sulmuar duke i thënë se koka e krimit është vetë kryeminstri. Ndërsa nga ana tjetër vetë Rama, nuk ka nguruar pa u kthyer përgjigje.

Qytetarja: Pa dyshim,ne krye te krimit je ti z.Rama,mos u lodh ta fshehesh me kot,se nuk jemi budallenj ne

Rama: Elona Kurti jo jo je ne vete, ti je e zgjuar, aq e zgjuar sa i thua vetes NE??? Elona Kurti na na’re, ne ???

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura